image Polici nga Vushtrria raporton se i është vjedhur qeni në vlerë mijëra euro

Siguri

Polici nga Vushtrria raporton se i është vjedhur qeni në vlerë mijëra euro

news image

Një zyrtar policor ka bërë të ditur në Polici se gjatë natës disa persona të panjohur i kanë thyer boksin (kafazin) të cilin e kishte në oborr, e brenda kishte të vendosur qenin zyrtar të llojit Malinois Belg, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç mëson Gazeta Sinjali, qeni kishte vlerë rreth pesë mijë euro.

Të njëjtat burime njoftojnë se rasti ka ndodhur në fshatin Strofc të Vushtrrisë dje pasmesnate.

/Gazeta Sinjali/