Këto ditë karantine janë të vështira për të gjithë, mirëpo grimcat e humorit nëpër rrjet, duket sikur heqin mërzinë dhe stresin e akomuluar.
Një polic ka gjobitur sipas masave të marra ndaj covid 19, një të ri nga Tirana.
Ai është kapur nga efektivi jashtë orarit të lejuar të qarkullimit mirëpo argumenti i tij ka shkaktuar humor, edhe pse për të riun me emrin Jurgen, ky mund të jetë një argument vërtet i fortë.
“Isha tu kërku qenin, m’doli nga shpia”, shkruan ai në fletën e gjobës.
Mirëpo, punonjësi i policisë nuk është bindur nga kjo dhe e ka gjobitur gjithsesi.