image Polici ndihmon nënën me fëmijë në rrugën e vërshuar nga uji në Prishtinë (PAMJE)

Sinjalizime

Polici ndihmon nënën me fëmijë në rrugën e vërshuar nga uji në Prishtinë (PAMJE)

news image

Gjatë ditës së sotme në Prishtinë ka mbizotëruar një stuhi e fuqishme, e cila është përcjellë me shi dhe breshër të rrëmbyeshëm, shkruan Gazeta Sinjali.

Si pasojë e shiut, shumë rrugë në Prishtinë janë bllokuar dhe janë bërë të pakalueshme.

Vështirësi në komunikacion gjeti edhe njësia policore.

Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Sinjalit, i cili në një video të dërguar në adresë, shihet se vetura policore ka ngecje për shkak të vërshimeve, por pastaj e njëjta arrin që t’i dalë në ndihmë një nëne me fëmijën e saj.

/GazetaSinjali/