image Llapjanin e zë sherri me Policinë e Trafikut, në vetëmbrojtje polici përdor edhe sprej

Siguri

Llapjanin e zë sherri me Policinë e Trafikut, në vetëmbrojtje polici përdor edhe sprej

news image

Njësia policore e nënstacionit të Orllanit në Podujevë është ballafaquar sot me një qytetar, i cili i ka ofenduar dhe kishte tentuar t’i sulmojë me grushte, shkruan Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur pasi policia kishte ndaluar automjetin dhe e kishte njoftuar shoferin për kundërvajtjet në komunikacion.

Sipas burimeve të Sinjalit, llapjani nuk ia kishte varë veshin policëve dhe i kishte ofenduar, madje nëjrin prej tyre kishte tentuar ta godas me grushte në kokë.

Për ta futur nën kontroll të dyshuarin, zyrtari policor ishte detyruar të përdor sprej ndaj tij. Në atë moment i dyshuari kishte hyrë ne veturën e tij dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Burimet brenda Prokurorisë kanë njoftuar për Sinjalin se kanë nisur kërkimet për të dyshuarin, derisa i njëjti nuk është gjetur as në shtëpinë e tij në Batllavë.

/GazetaSinjali/