Policia e ka lëshuar dorën në dënimin e qytetarëve që dalin pa maska.
Që kur mosmbajtja e maskës është bërë veprim i dënueshëm me ligj, Policia e Kosovës po shpërndan gjoba nga 35 euro, ndërsa ata që po e pësojnë më së shumti janë kalimtarët në rrugë.
Por ka raste kur vetë policët që shpërndajnë gjoba, maskën e mbajnë nën mjekër, ose të paktën e lënë hundën jashtë saj.
Një rast të tillë e ka incizuar një sinjalizues sot në Gjakovë.
Njëri nga dy policët që kishin dalë për t’i gjobitur qytetarët që s’e kanë vendosur maskën, për vete shihet duke e mbajtur atë nën mjekër.
Për një veprim të ngjashëm me këtë të zyrtarit policor, një qytetar rëndom dënohet me 35 euro gjobë, ose në rastin më të mirë, i tërhiqet vërejtja dhe detyrohet që ta vendos si duhet përpara policëve që e ndalojnë.
Më poshtë, pamjet e dërguara nga sinjalizuesi. /Gazeta Sinjali