image Polici i arrestuar dje në Ferizaj dhe kushërinjtë e tij ia morën mbi 76 mijë euro fajde një qytetari

Sinjalizime

Polici i arrestuar dje në Ferizaj dhe kushërinjtë e tij ia morën mbi 76 mijë euro fajde një qytetari

news image

Gazeta Sinjali dje raportoi se është arrestuar Kadri Kadriu, zyrtar i Policisë së Kosovës në Ferizaj, me gradën kapiten.

Ai u arrestua në flagrancë derisa po merrte disa para për fajde nga një qytetar.

Kadriu u arrestua gjatë një operacioni të policisë, në të cilin u arrestuan edhe dy qytetarë të tjerë, të cilët dyshohet se janë kushërinj të tij (djemtë e tezes).

Burime brenda prokurorisë i kanë thënë Gazetës Sinjali se kapiteni i policisë dhe dy të arrestuarit ia kanë marrë një qytetari për fajde 76 mijë e 300 euro.

Me urdhëresë të lëshuar nga gjykata, janë bastisur banesat e të dyshuarve, në të cilat Sinjali merr vesh se si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar 10 mijë e 270 euro dhe katër telefona celularë.

Me vendim të prokurorit të shtetit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/