image Detaje nga operacioni i IPK-së në Ferizaj, ku u arrestua një kapiten dhe tezakët e tij

Siguri

Detaje nga operacioni i IPK-së në Ferizaj, ku u arrestua një kapiten dhe tezakët e tij

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më herët për një operacion të Inspektoratit Policor në Ferizaj, ku u arrestua kapiteni i Policisë, Kadri Kadriu.

Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht Departamenti i Hetimeve, njofton se përveç atij janë arrestuar edhe disa qytetarë.

Sinjali mëson nga burimet se dyshohet të jenë tezakë të këtij zyrtari policor, pra Kadri Kadriut.

Arrestimi i tij është bërë në flagrancë sot në orët e pasdites nga hetuesit e IPK-së në Ferizaj pas një hetimi të përbashkët me zyrtarët e Drejtorisë të Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të Policisë së Kosovës.

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj hetuesit e IPK-së janë duke realizuar një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit në Ferizaj ku në cilësi të provave janë konfiskuar një sasi e konsiderueshme e parave të gatshme./GazetaSinjali/