image Arrestohet në flagrancë eprori i lartë i Policisë në Ferizaj, dyshohet për fajde

Siguri

Arrestohet në flagrancë eprori i lartë i Policisë në Ferizaj, dyshohet për fajde

news image

Pas një operacioni të përbashkët mes IPK-së dhe Policisë së Kosovës, është arrestuar në flagrancë një kapiten i Policisë rajonale në Ferizaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Policisë bëjnë me dije se ky epror i lartë i Policisë (emër i njohur për redaksinë) është prangosur nën dyshimet për fajde.

Sinjali pas pak ju sjellë detaje të reja për këtë operacion që rezultoi me arrestime.

/GazetaSinjali