Është arrestuar personi i kërkuar me urdhër të gjykatës dhe i dënuar me pesë vite burg për veprën penale “Sulm seksual”, në fshatin Paldenicë të Hanit të Elezit, raporton Sinjali.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, më 19.06.2026, rreth orës 17:10, është pranuar informacion se një person i kërkuar me urdhër gjykate ishte parë në fshatin Paldenicë.
Pas marrjes së informatës, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku kanë lokalizuar dhe arrestuar personin M.B., 57 vjeç, ndaj të cilit ishte lëshuar urdhër për vuajtjen e dënimit me burg.
Ai ishte i dënuar me pesë (5) vite burgim për veprën penale “Sulm seksual”.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme në stacionin policor në Han të Elezit, i arrestuari është dërguar për vuajtje të dënimit në institucionin përkatës korrektues.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!