image Ky është kapiteni i Policisë në Ferizaj që u arrestua si i dyshuar për fajde

Siguri

Ky është kapiteni i Policisë në Ferizaj që u arrestua si i dyshuar për fajde

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se është arrestuar në flagrancë një epror i lartë i Policisë rajonale në Ferizaj, nën dyshimet për fajde. Lidhur me këtë rast, Sinjali ka mësuar se bëhet fjalë për kapiten, Kadri Kadriun.

Arrestimi i Kadriut është bërë gjatë një operacioni që po vazhdon edhe në këto momente në Ferizaj, ku janë arrestuar edhe dy qytetarë, që dyshohet të jenë tezakë të këtij zyrtari policor.

Drejtori i Policisë rajonale në Ferizaj, Emin Beqiri e konfirmoi për Sinjalin, suspendimin e këtij zyrtari policor.

/GazetaSinjali/