Numri i personave që janë gjobitur nga Policia e Kosovës vetëm brenda 24 orëve për mosmbajtje të maskës është 768, raporton Gazeta Sinjali.
Për këto gjoba është diskutuar shpesh herë nga qytetarët të cilët shumicën e rasteve i kanë cilësuar si të padrejta pasi që ka raste kur edhe vet policët nuk i bartin ato.
Edhe sot ka ndodhë një rast i njëjtë ku një sinjalizues i Gazetës Sinjali e ka dërguar një fotografi të një polici në Prishtinë i cili nuk ka të vendosur maskë, ndërsa qytetari që është bashkë me të ka maskë.
Ky veprim i policit të Kosovës është cilësuar si shembull i keq nga sinjalizuesi. /Gazeta Sinjali/