image Policët në SHBA hyjnë me forcë në një dhomë hoteli dhe e shpëtojnë 8-vjeçaren e rrëmbyer

Botë

Aksioni/ Policët në SHBA hyjnë me forcë në një dhomë hoteli dhe e shpëtojnë 8-vjeçaren e rrëmbyer

news image

Në një video të publikuar dhe të shpërndarë shumë në internet shfaqqet momenti kur Policia në SHBA thyen derën e një dhome hoteli në Teksas dhe shpëtuan 8-vjeçaren e rrëmbyer.

Ajo ishte fshehur në shportën e rrobave të palara, transmeton Gazeta Sinjali.

Njëri prej policëve kishte vendosur një kamerë në uniformë, duke mundësuar që ta incizonte aksionin e forcave të rendit që ishin armatosur kokë e këmbë për ta shpëtuar vogëlushen.

Në video-incizim shihet plani i policëve të cilët e thyejnë derën dhe futen me forcë brenda, duke e kapur mat rrëmbyesin.

Pasi e prangosin atë, policët e gjejnë vajzën e fshehur në shportën e rrobave dhe më pas njëri bërtet duke sinjalizuar lajmin.

8-vjeçarja ishte rrëmbyer në rrugë derisa po ecte me nënën e saj në mes të ditës. Rrëmbyesi e kishte dërguar vogëlushen deri në parkingun e një kishe, ku e kishte keqtrajtuar dhe më pas e kishte dërguar në një dhomë hoteli.

Michael Webb,51-vjeç, është arrestuar për rrëmbim dhe është dënuar me burgim të përjetshëm. Ai e ka pranuar krimin në seancën gjyqësore që zgjati vetëm 15 minuta. /Gazeta Sinjali/