image Policët e trafikut, “qerasen” nga qytetarët

Kosovë

"Belesh"/ Policët e trafikut, “qerasen” nga qytetarët

news image

Njësitet e policisë së trafikut, nëse jo për diçka tjetër, ka raste kur janë të “priviligjuar” nga qytetarët, krahasuar me kolegët tjerë, ndonëse edhe për gjëra simbolike.

Shumë prej tyre synojnë që të krijojnë raporte të mira miqësore duke u treguar solidarë qoftë edhe me një kafe me këta pjesëtarë, me qëllim që të shpëtojnë nga gjobat në trafik.

Një sinjalizues i besueshëm i gazetës Sinjali, ka njoftuar se mbrëmë në fshatin Shkabaj në magjistralen Prishtinë- Mitrovicë ka rastisur t`i takojë dy njësi policore duke pirë kafe në “Shell Petroll”.

Ai ka deklaruar për Sinjalin se njëra njësi me jelekët reflektues flouricientë të trafikut nuk ka bërë fare pagesë ndërsa njësia tjetër e policisë me uniformë të zakonshme të policisë kishte kryer obligimet ndaj kamarierit.

Sinjalizuesi thekson se njëri nga policët e kishte pyetur  kamarierin pse u liruan nga pagesa policët paraprak ndërsa kamarieri ishte përgjigjur për shkak se ishin me jelekët e trafikut.

Kjo dukuri lë shije të keqe në sy të qytetarëve ndaj pjesëtareve të policisë, anipse bëhet fjalë për një shumë simbolike të pagesës për kafe.

Kur një polic me uniformë zyrtare lejon gjëra të tilla, pse nuk mund të pranojë në të ardhmen pagesa e ryshfete më të mëdha./Sinjali/