image Podujevë: Një person e plagos veten në këmbë

Kosovë

Siguri/ Podujevë: Një person e plagos veten në këmbë

news image

Një person është vetplagosur akisdentalisht në këmbë në fshatin Katunishtë e Podujevës, mbrëmë rreth orës 23:02, shkruan Gazeta Sinjali.

I plagosuri fillimisht është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, për tu dërguar më pas për trajtim të mëtejmë në QKUK.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe ka sekuestruar një gëzhojë, ndërsa në shtëpinë e të të dyshuarit është sekuestruar një pistoletë me pesë fishekë e cila dyshohet se u përdor në rast.

“Në konsultim me prokuorin është inicuar lënda e rastit dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Gazeta Sinjali/