image Podujevë/ Digjet fabrika e peletit në fshatin Murgull

Siguri

Podujevë/ Digjet fabrika e peletit në fshatin Murgull

news image

Është përfshirë nga zjarri një fabrikë e peletit në fshatin Murgull të Podujevës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 04:40.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Borovci njoftoi se nuk raportohet për të lënduar dhe se ka nisur hetimi i rrethanave të ngjarjes për shkaktarin e ndezjes së zjarrit.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Dëmet materiale janë të konsiderueshme. Nuk raportohet për të lënduar, përderisa ka nisur hetimi i rrethanave të ngjarjes, me fokus shkakun e zjarrit”, tha ai./Gazeta Sinjali/