image Pochettino rezulton pozitiv me koronavirus

Futboll

Pochettino rezulton pozitiv me koronavirus

news image

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Mauricio Pochettino, ka rezultuar pozitiv me koronavirus, shkruan Sporti në Sinjali.

Kjo është bërë e ditur nga klubi francez, përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit.

PSG gjithashtu ka njoftuar se skuadra do udhëhiqet nga asistentët e argjentinasit, Jesus Perez dhe Miguel D’Agostino, derisa Pochettino të shërohet.

Pochettino do të humbasë ndeshjen kundër Angers të shtunën dhe gjithashtu mund të humbasë edhe ndeshjen ndaj Montpellier që zhvillohet më 22 janar.

/Sporti në Sinjali/.