Pas shumë muajsh, PSG po përjeton momentin më të qetë të sezonit, falë fitores ndaj Real Madridit në Champions League.
Pothuajse gjithçka është lajm i mirë, pas një ndeshjeje në të cilën është folur për Mbappe dhe gjithashtu Messin.
Këtë të fundit, disa e kanë kritikuar fort se humbi një penallti ndaj “Los Blancos”.
Këtyre kritikave ua pret shkurt e qartë trajneri argjentinas i PSG: “Futbolli është vetë Leo. Ai është më i miri në botë. Kjo penallti e humbur nuk do të ndikojë në besimin e tij. Ai zhvilloi një ndeshje të mirë, e interpretoi si duhet lojën dhe tregoi përkushtim”.