image Pochettino dëshiron rikthimin në Tottenham: Nuk dua të vdes pa e fituar një titull atje

Futboll

Futboll/ Pochettino dëshiron rikthimin në Tottenham: Nuk dua të vdes pa e fituar një titull atje

news image

Trajneri argjentinas, Mauricio Pochettino është shprehur se shpreson që në të ardhmen të rikthehet përsëri në Angli tek skuadra e Tottenham.

Përkundër që e udhëheqi disa vite dhe pati një përvojë të shkëlqyer, Pocho nuk pati fat në fitmin e titujve, transmeton Gazeta Sinjali.

Në një intervistë për ‘BT Sports’, argjentinasi shpreson që të mos vdes pa e fituar një titull me londinezët.

“Që nga dita kur u largova nga Tottenham ëndrra ime e vetme është të kthehem sërish një ditë dhe të mbaroj punët e pambaruara. Para se të vdes dua të ulem edhe njëherë në stolin e Tottenhamit dhe të fitoj titullin me këtë ekip, pasi kështu do të mund të falënderoja edhe fansat për mbështetjen që më kanë dhënë”, tha Pocho./Gazeta Sinjali/