image Po transportonte dru ilegalisht, Policia ia sekuestron traktorin një personi në Istog

Siguri

Po transportonte dru ilegalisht, Policia ia sekuestron traktorin një personi në Istog

news image

Policia ka ndalur një person në fshatin Shushie të Istogut, pasi që i njëjti kishte ngarkuar në traktorin e tij rreth 2-3 metra dru për të cilat nuk kishte dokumente përkatëse dhe i kishte prerë në mënyrë ilegale.

Gazeta Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur të hënën, rreth orës 12:40.

Siç merr vesh gazeta, për rastin janë njoftuar edhe autoritetet pyjore. Ndërkohë, drutë dhe traktori janë sekuestruar.

Me rastin po vazhdojnë të merren organet kompetente. /Gazeta Sinjali/