image "Po trajtohej në QKUK, sulmoi policët dhe iku"- Nga Policia flasin për arrestimin e qytetarit nën kërcënimin e armës në Prishtinë

Siguri

“Po trajtohej në QKUK, sulmoi policët dhe iku”- Nga Policia flasin për arrestimin e qytetarit nën kërcënimin e armës në Prishtinë

news image

Para pak çastesh Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Në disa pamje të publikuara shihet se fillimisht qytetari e ka sulmuar policin, e më pas ky i fundit, nën kërcënimin e armës e arreston atë.

Nga Policia e kanë konfirmuar rastin për Sinjalin dhe kanë dhënë detaje.

Sipas Policisë, i dyshuari fillimisht ishte arrestuar dje për një rast të dhunës në familje.

“I njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh dhe pasi që ka shfaqur sjellje agresive të pakontrolluara me rekomandim të prokurorit të shtetit ai është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Përderisa sot policia ka qenë në monitorim të tij në QKUK, i njëjti ka sulmuar policinë duke ju shkaktuar lëndime trupore dhe ka shfrytëzuar momentin për të ikur nga aty.

Përkundër rrethanave të krijuara policia është vënë në ndjekje të tij dhe pak më larg vendit të ngjarjes i njëjti është arrestuar nga ana e policisë”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

/GazetaSinjali/