Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali po vazhdojnë të raportojnë shkeljet e rregullave të komunikacionit nga shoferët e pandërgjegjshëm, në rrugët e vendit, të cilat po rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.
Një veprim i një shoferi të tillë është kapur më 18 gusht, nga kamera e një sinjalizuesi, në rrugën Pejë -Prishtinë.
Në fotot e dërguara shihet se si një automjet me targat 01-216-PD tejkalon në vijë të plotë.
“Po na rrezikon jetën edhe neve” ka thënë sinjalizuesi.
Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen. /GazetaSinjali/