image "Po më dërgon mesazhe e foto provokative", një femër në Prizren denoncon rastin e ngacmimit
[wp-story id="814678"]

Siguri

“Po më dërgon mesazhe e foto provokative”, një femër në Prizren denoncon rastin e ngacmimit

news image

Një femër në Prizren e ka raportuar dje në Polici, një rast të ngacmimit, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, viktima ka deklaruar se një person i panjohur e kishte ngacmuar vazhdimisht, duke i dërguar mesazhe dhe fotografi të ndryshme, provokative.

I dyshuari, sipas viktimës, ka disa muaj që po e ngacmonte përmes rrjetit “Viber”, duke i dërguar fotografi e mesazhe nga dy numra. Por edhe pse e kishte bllokuar, i njëjti ka vazhduar ta ngacmojë, përmes një numri tjetër.

Ngjarjen e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia e Kosovës dhe kanë njoftuar se është iniciuar rasti si ngacmim.

/GazetaSinjali/