image Po i ikte dënimit me burg, arrestohet 29-vjeçari në Prizren

Siguri

Po i ikte dënimit me burg, arrestohet 29-vjeçari në Prizren

news image

Policia e Kosovës për çdo ditë arrin që të arrestojë persona të cilët janë në kërkim për kryerjen e veprave penale të ndryshme. Gazeta Sinjali vazhdimisht ka raportuar për të tilla raste, kur personat e kërkuar me urdhëresë të Gjykatave bien në duart e organeve të rendit, raporton Gazeta Sinjali.

E një burrë është arrestuar ditën e djeshme në Prizren, i cili po kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore , pasi ishte i dënuar me burgim.

Pas arrestimit, 29-vjeçari është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

/GazetaSinjali/