image Po hetohet një person në Leposaviq që në automjet kishte ngarkuar 30 derra

Siguri

Po hetohet një person në Leposaviq që në automjet kishte ngarkuar 30 derra

news image

30 derra i kishte ngarkuar një person në Leposaviq, që u bë edhe arsyeja që Policia ta hetojë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar nga burimet se nën dyshime, ai është ndaluar nga njësitë policore, derisa serbit me shtetësi kosovare iu gjetën 30 derra në automjet.

Sinjali mëson se vlera e kafshëve ishte rreth 1500 euro.

Për këtë, njësiti për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit së bashku me një zyrtar të AUV-it dhe një zyrtar doganor kanë dal në vendin e ngjarjes. /Gazeta Sinjali/