Një zyrtar komunal në Leposaviq ka raportuar në Polici se është kërcënuar seriozisht përmes një mesazhi telefonik nga bashkëshorti i një drejtoreshe komunale, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se rasti është paraqitur më 21 maj 2026 rreth orës 14:00 në Stacionin Policor në Leposaviq.
Siç mëson Sinjali, ankuesi, A. I., i cili punon si zyrtar i sportit në Komunën e Leposaviqit, ka deklaruar se kishte marrë një SMS kërcënues nga Nenad Georgijev.
Sipas kallëzimit, në mesazhin e dërguar thuhej:
“Edhe njëherë nëse provon të thuash diçka për pamjen e saj, do ta këpus kokën dhe nuk do të dalësh i gjallë nga ajo komunë”.
Policia ka intervistuar ankuesin dhe ka nisur procedurat hetimore lidhur me rastin.
Burimet bëjnë të ditur se i dyshuari aktualisht ndodhet jashtë shtetit dhe është shpallur në kërkim policor.
Me udhëzim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Kanosje”.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!