Një përleshje fizike mes disa personave ka ndodhur mbrëmjen e 20 majit në Leposaviq, ku një person ka mbetur me lëndime në kokë pas një konflikti në rrugë, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se Policia është njoftuar rreth orës 20:30 për një rrahje në rrugën “Dositeja Obradoviq”.
Kur njësia patrulluese ka arritur në vendin e ngjarjes, aty janë hasur tre persona, ndërsa njëri prej tyre kishte lëndime të dukshme në kokë.
Sipas hetimeve fillestare, pas një mosmarrëveshjeje dhe shkëmbimi fyerjesh, personat e përfshirë janë rrahur mes vete në rrugë.
Policia ka kryer testin e alkoolit ndaj palëve të përfshira, ku viktima N. D ka rezultuar me 1.35 promilë alkool në gjak, ndërsa njëri nga të dyshuarit kishte 1.31 promilë.
Megjithëse kishte lëndime në kokë, viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor.
Njëri nga të dyshuarit, David Baraç, nuk është hasur nga Policia në momentin e intervenimit.
Me udhëzim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Sulm”, ndërsa palët do të intervistohen pasi t’iu kalojë gjendja e dehjes.
Rasti mbetet nën hetime.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!