image Tragjike: 38-vjeçari në Prishtinë bën vetëvrasje, i lë mesazhin e fundit gruas

Siguri

Tragjike: 38-vjeçari në Prishtinë bën vetëvrasje, i lë mesazhin e fundit gruas

news image

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në orët e pasdites në fshatin Radashevc të Prishtinës, ku një 38-vjeçar dyshohet se ka bërë vetëvrasje, shkruan Gazeta Sinjali.

I ndjeri para se t’i jap fund jetës së tij e njoftoi bashkëshorten përmes telefonit, duke i thënë se do ta vras veten. Me të marrë këtë mesazh, e njëjta e ka telefonuar Policinë për t’i njoftuar për mesazhin që ka marrë dhe ka kërkuar nga të njëjtit të shkojnë në këtë fshat, ku kishin qëndruar bashkë me burrin e saj gjatë pandemisë.

Policia ka arritur në vendin e ngjarjes, por fatkeqësisht vonë. I riu u gjet i shtrirë në tokë, me një plagë në kokë dhe shenja të gjakut, derisa në afërsi të tij është gjetur një armë e shkurt dhe një gëzhojë.

Sinjali mëson se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi i mjekëve, ndërkohë që trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

/GazetaSinjali/