image Po bënin ski, 10 persona zhduken nga një ortek në Austri

Botë

Po bënin ski, 10 persona zhduken nga një ortek në Austri

news image

Rreth 10 persona u zhduken sot nga një ortek në rajonin Voralberg të Austrisë perëndimore, tha policia lokale.

“Një person u shpëtua dhe operacioni për gjetjen e të tjerëve vazhdon”, tha një zëdhënës i autoriteteve lokale për AFP.

Helikopterët dhe disa ekipe shpëtimi, me ndihmën e qenve të trajnuar posaçërisht, janë përfshirë në operacionin e kërkim-shpëtimit. Sipas agjencisë austriake APA, rreth 100 persona marrin pjesë në operacion.

“Ne po bëjmë gjithçka për të shpëtuar adhuruesit e sporteve dimërore”, tha komuna e Lech.

Orteku u shkaktua në një lartësi prej 2700 metrash, në zonën e lirë të skive Lech-Chirch .

Nuk ka të dhëna për detajet e personave të zhdukur.

Shërbimet e shpëtimit kishin paralajmëruar tashmë këtë fundjavë se ekzistonte një rrezik i lartë i ortekëve në këtë zonë dhe vendet afër. /abcnews.al

/GazetaSinjali/