Parashutistja ka arritur të aktivizojë parashutën rezervë dhe të zbresë pa lëndime serioze menjëherë pas incidentit që ndodhi të shtunën.
Sipas autoriteteve policore, gruaja 44-vjeçare nga Austria ishte nisur nga zona e Schmittenhöhe në drejtim të Piesendorfit. Rreth orës 13:15, mbi zonën e Pinzgauer Hütte, ajo u përplas me një avion tip Cessna që drejtohej nga një pilot 28-vjeçar.
Ndërkohë, piloti i avionit, i cili po fluturonte nga Lugina Glemm drejt Zell am See, arriti të realizojë ulje të sigurt në aeroportin e Zell am See.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!