image Po barte drunjtë me kamion në Kaçanik, gjobitet nga Policia

Siguri

Po barte drunjtë me kamion në Kaçanik, gjobitet nga Policia

news image

Policia e Kosovës sot në Kaçanik ka hasur në një person të dyshuar, i cili ka prerë dhe ka vjedhur drunjtë në bjeshkët e fshatit Dubravë të Kaçanikut, transmeton Gazeta Sinjali.

Policia ka njoftuar se i dyshuari drutë e prera dhe të vjedhura po i transportonte me kamion. Ndaj të njëjtit, zyrtarët e pylltarisë i kanë shqiptuar fletëparaqitje.

Kurse, kamioni dhe drunjtë i janë konfiskuar për procedura të mëtutjeshme. /Gazeta Sinjali/