Mosmarrëveshjet me çifteve shpesh herë eskalojnë në kërcënime e dhunë fizike. Zakonisht viktima janë gratë të cilat kërcënohen e dhunohen në forma të ndryshme nga partnerët e tyre e që më pas kërkojnë ndihmën e Policisë për të siguruar mbrojtje, raporton Gazeta Sinjali.
Në stacion policor kanë përfunduar edhe një burrë e grua nga fshati Sadovine e Muhaxherëve ne Viti, pasi një 20-vjeçare raportoi se u dhunua fizikisht nga bashkëshorti.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima ka deklaruar se pas një mosmarrëveshjeje me burrin e saj, ky i fundit e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me shqelma. Po ashtu ia ka thyer edhe telefonin personal.
Ajo ka kërkuar që bashkë me fëmijët e saj të mitur të shkojë dhe te jetojë te familja e saj, ndërsa ndaj të dyshuarit kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.