image Plas sherri në Ministrinë e Ekonomisë: Zv/drejtori sulmon dhe kanos zyrtarin e Shërbimit Gjeologjik

Siguri

Plas sherri në Ministrinë e Ekonomisë: Zv/drejtori sulmon dhe kanos zyrtarin e Shërbimit Gjeologjik

news image

Zyrtarët e institucioneve publike në Kosovë, shpesh herë hasin në mosmarrëveshje mes kolegëve, të cilat shpesh eskalojnë në kanosje e sulme fizike , raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se një rast i tillë është raportuar sot rreth orës 15:00, ku në hapësirat e Ministrisë së Ekonomisë, konkretisht në Shërbimin Gjeologjik të Kosovës, ka ndodhur një incident midis dy zyrtarëve të këtij dikasteri.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, zyrtari A.Ç., është kanosur dhe sulmuar nga L.M., i cili mban pozitën e zëvendësdrejtorit ekzekutiv të Shërbimit Gjeologjik të Kosovës.

Si pasojë e rrezikut që iu kanos, A.Ç., vendosi që rastin ta denoncojë në Polici, për çka më pas shkoi edhe vetë në Stacion Policor për të rrëfyer gjithë atë se çfarë ndodhi brenda objektit të Ministrisë.

Po ashtu në Polici është shoqëruar edhe i dyshuari, L.M., ku në konsultim me prokurorin kompetent, Nga Policia është iniciuar rasti ‘Kanosje’., me ç’rast po punohet për grumbullimin e provave dhe fakteve për të ndriçuar të vërtetën e ngjarjes së denoncuar.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me të gjitha detajet e reja lidhur me rastin.

/GazetaSinjali/