Është arrestuar autori i dyshuar, i cili plagosi me mjet prerës Igli Palloshan, në muajin korrik të këtij viti, përballë shkollës “Qemal Stafa”.
Sherri mes dy personave dyshohet se ka filluar për një femër.
Autori i kësaj ngjarjeje, Astmir Shabanaj, 19 vjeç, pas përplasjes me Igli Palloshan, e ka pritur para ambienteve të shkollës “Qemal Stafa” dhe e kanë goditur me thikë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Ndërhyrje të padrejta në jetën private” e “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”./Gazeta Sinjali/