image Plani i Ramës për krizën energjetike, reagon Basha: Fsheh vjedhjen e radhës

Shqipëri

Plani i Ramës për krizën energjetike, reagon Basha: Fsheh vjedhjen e radhës

news image

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar përmes një postimi në Twitter ndaj planit të paraqitur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për të mbrojtur shqiptarët nga kriza energjetike që  sipas tij po afron.

Por kreu i  partisë opozitare mendon që plani dhe vetë kriza e shpalosur fshehin në të vërtetë “vjedhjen e radhës përmes OSHEE duke e justifikuar me “krizë”. Njësoj siç bëri me tenderat sekretë gjatë pandemisë”.

Sipas Bashës, abuzimet do të jenë të ngjashëm me ato që sipas tij qeveria ka kryer “me tenderat e ushqimeve për familjet e goditura nga tërmeti”.

/Gazeta Sinjali/