image Plani i malishevasit për të dalë nga karantina, arrestohet dhe dërgohet në mbajtje

Policia/ Plani i malishevasit për të dalë nga karantina, arrestohet dhe dërgohet në mbajtje

news image

Për të dalë nga zona e karantinës, një banor i Banjës së Malishevës e kishte bërë një plan, i cili i dështoi dje.

Ai tentoi ta mashtronte Policinë përmes një dokumenti, duke u prezantuar si person zyrtar. Gjatë tentimit, ai u arrestua nga Policia, shkruan Gazeta Sinjali.

“Fsh. Banjë , Malishevë, 26.04.2020-10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti për të dalë më lehtë nga zona e karantinës ka prezantuar një dokument  që aludon se është person zyrtar. Lidhur me rastin është njoftuar njësiti i hetimeve, ku sipas hetimeve ka rezultuar se ky dokument të jetë i rremë”, njofton Policia.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari më pas është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/