Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, ka thënë se propozimin që e kanë prezantuar për Kosovën dhe Serbinë, të paktën nuk është refuzuar nga palët.
Borrell shprehet se i ashtuquajturi franko-gjerman, është prezantuar nga ai dhe Miroslav Lajçak.
”Propozimi që kemi paraqitur; jam i lumtur të them se Franca dhe Gjermania kanë qenë shumë mbështetëse për këtë propozim. Ky propozim i quajtur edhe franko-gjerman, në fakt është mbështetje franko-gjermane, por propozimi i paraqitur nga unë dhe Miroslav Lajçak është propozim që përpiqet të dalë nga kriza”.
Sipas Borrell, dy-tre vitet e fundit ai ka qenë vazhdimisht në menaxhimin e krizës. Nga kriza në tjetrën, zgjidhje e krizës së djeshme dhe pritje për krizën e së nesërmes.
”Të dyja palët nuk do të thosha se ishin dakord, por nuk e refuzuan propozimin. Nuk e refuzuan, e kjo për tani flet shumë”.