image Plagosje në Pejë, arrestohen dy persona

Policia/ Plagosje në Pejë, arrestohen dy persona

news image

Policia njofton se dje në rrugën “Esat Mekuli” në Pejë, një person është therur me thikë. Për këtë rast janë arrestuar dy të tjerë të moshës së mitur, raporton Gazeta Sinjali.

Viktima ka marrë lëndime në këmbën e majtë në pjesën e gjurit dhe sipas mjekëve gjendja shëndetësore e tij është stabile.

Njëri prej të arrestuarve dyshohet për ‘shkaktim të lëndimit të rëndë’, ndërsa tjetri për ‘fshehjen e mjetit’ me të cilin ishte shkaktuar lëndimi.

Për rastin është informuar prokurori dhe me vendim të tij, personi i parë i dyshuar ndalohet për veprën penale ‘lëndim i rëndë trupor’, ndërsa i dyshuari i dytë për veprën e ‘dhënie të ndihmës pas kryerjes së veprës penale’ lirohet në procedurë të rregullt, njofton policia.

“Hetuesit janë duke punuar në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë. /Gazeta Sinjali/