image Plagosje me armë zjarri në Prishtinë, kjo është gjendja e viktimës

Siguri

Plagosje me armë zjarri në Prishtinë, kjo është gjendja e viktimës

news image

Sot rreth orës 12:00, në rrugën “27 Nëntori”, një person është plagosur me armë zjarri, shkruan Gazeta Sinjali.

Viktima pas plagosjes kishte kërkuar ndihmë mjekësore në qendrën e mjekësisë familjare, në rrugën “Bajram Bahtiri”, në Prishtinë.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka thënë se policia pas marrjes së informacioneve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe aktualisht po punohet për të identifikuar personat e përfshirë në rast.

“Bazuar në të dhënat fillestare është ngritur verzioni i hetimit se në rrugën “27 nëntori” në Prishtinë, personi është plagosur me armë zjarri, nën rrethana që aktualisht janë duke u hetuar.

Përderisa personi i lënduar po merr mjekimin e nevojshëm në QKUK, hetuesit policor kanë nisur punën për zbardhjen e rastit si dhe  identifikimin e personave të përfshirë në rast”, ka thënë ai./ Gazeta Sinjali/