image Plagosja në Mramor/ Dyshohet se polici shtiu me armë në vetëmbrojtje

Siguri

Plagosja në Mramor/ Dyshohet se polici shtiu me armë në vetëmbrojtje

news image

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur në Mramor të Prishtinës në afërsi të liqenit të Badovcit, shkruan Gazeta Sinjali.

Si pasojë, të plagosurit nga ky rast janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm.

Por i dyshuari për plagosje në këtë rast është një zyrtar policor.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për zyrtarin e policisë me emrin Shefit Emini, nga Stacioni Policor i Fushë Kosovës.

Gazeta Sinjali mëson po ashtu se Emini ka qenë i shoqëruar me disa serb të tjerë, dhe hetimet e para flasin për të shtëna në mbrojtje të nevojshme për të zmbrapsur sulmin ndaj vetes dhe personave të tjerë.

Sidoqoftë, këto janë vetëm vlerësime preliminare ku me rastin e zhvillimit të hetimeve, mund të ndryshojnë edhe konkluzionet.

/GazetaSinjali/