Një person është plagosur me armë zjarri në lagjen “Dardania”, në rrugën “Xhemajl Mustafa” në kryeqytet, shkruan Gazeta Sinjali.
Për rastin që Sinjali raportoi ekskluzivisht, nga policia e kanë konfirmuar teksa kanë shtuar se viktima është dërguar për tretman mjekësor.
“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur 1 person. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në përgjigjen e policisë.
Policia ka bërë të ditur se po punon për identifikimin e të dyshuarit dhe sqarimin e rrethanave të rastit. /Gazeta Sinjali/