Një çift bashkëshortësh është plagosur me armë zjarri të shtunën në mbrëmje rreth orës 22:15 në rrugën “Kosova” në Kamzë, transmeton Gazeta Sinjali
Panorama.al shkruan se ky është atentati i dytë që i bëhet çiftit brenda një harku kohor të 3 viteve.
Sipas tyre 3 vite më parë, çiftit i është vendosur tritol në banesë, ku fatmirësisht nuk kishte persona të lënduar.
Ende nuk dihen arsyet e dy atentateve që i janë bërë çiftit.
Tutje shkruhet se Preng Paluca ka disa biznese por ende nuk ka një informacion nëse këto atentate kanë të bëjnë me aktivitetin e tij.
Policia e Shteti mbrëmë njoftoi se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë duke plagosur çiftin e bashkëshortëve të cilët aktualisht ndodhen të shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve.
Për këtë ngjarje nuk ka ende një autor të dyshuar teksa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të saj.