image Plagoset një person në Prishtinë

Kosovë

Plagoset një person në Prishtinë

news image

Një person është plagosur para pak çastesh në afërsi të Xhamisë së Llapit në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

I plagosuri është dërguar për ndihmë mjekësore ndërsa një person i dyshuar po intervistohet në stacionin e policisë në lagjen ‘Kodra e Trimave’, njoftojnë burime të besueshme të Gazetës Sinjali.

Gazeta Sinjali do të kontaktojë edhe me Policinë e Kosovës për të mësuar më shumë rreth ngjarjes. /Gazeta Sinjali/