Një person është sulmuar dje me mjet të mprehtë-thikë në Prishtinë.
I njëjti ka pranuar trajtim mjekësor si dhe ka raportuar rastin në polici.
Nuk raportohet për të arrestuar.
“Prishtine 05.02.2020-17:00. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se është sulmuar fizikisht me mjet të mprehte-thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së, transmeton Gazeta Sinjali. /Gazeta Sinjali/