Një person është plagosur dje në Prishtinë, në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja të fishekëve, raporton Gazeta Sinjali.
Viktima është plagosur në këmbë ndërsa i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.
“Raportohet se një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri dhe nga të shtënat është plagosur në këmbë viktima mashkull . I dyshuari pas të shtënave kishte ikur nga vendi i ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar 4 gëzhoja të fishekëve. Është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin, ku vazhdon të hetohet nga njësitë relevante”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së. /Gazeta Sinjali/