image Plagoset me snajper një deputet në Amerikë

Botë

Botë/ Plagoset me snajper një deputet në Amerikë

news image

Një deputet është plagosur pasi u qëllua me snajper të mërkurën, në stacionin Lancaster të Los Angelosit.

Deputeti ndodhej në një parking kur u qëllua në gjoks nga snajperi.

Dyshimet e para nga policia janë se personi që shkrepi ishte vendosur tek apartamentet e Mental Health America, një strukturë e subvencionuar nga qeveria për njerëzit me probleme të shëndetit mendor.

Deputeti ishte i veshur me një jelek antiplumb, i cili ia shpëtoi jetën.

Qyteti i Lancaster ka një popullsi prej rreth 170,000 banorësh dhe është një orë në veri të Los Angeles./Sinjali/