image Piu helm të minjve, 60-vjeçarja nga Komorani dërgohet me autoambulancë në QKUK
[wp-story id="814678"]

Siguri

Piu helm të minjve, 60-vjeçarja nga Komorani dërgohet me autoambulancë në QKUK

news image

Një 60-vjeçare nga Komorani është dërguar sonte me autoambulancë për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pasi dyshohet se ka pirë helm të minjve, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda QKUK-së kanë njoftuar se viktima fillimisht ka marrë ndihmën e parë në QKMF-në e Komoranit, e më pas është transferuar për Prishtinë.

Lidhur me rastin, nga spitali është njoftuar edhe Policia e Kosovës, me ç’rast një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes.

Ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ky rast.

Sinjali do të ju mbajë të informuar.

/GazetaSinjali/