Picat e mëngjesit pëlqehen shumë nga fëmijët. Në vend të domateve të copëtuara mund të përdorni edhe salcë domatesh. Sipër mund të hidhni edhe copa speci, spinaq të tiganisur, kërpudha ose djathë.
Kjo recetë përgatitet për 35 minuta dhe është e paraparë të shërbehet për katër persona.
Përbërësit:
230 gr brumë (pice, në temperaturën e dhomës), 1/3 filxhan çaji vaj ulliri, 1 filxhan çaji domate (të freskëta, të copëtuara), 1/2 filxhan çaji pançetë (ose proshutë), 1/3 filxhan çaji ullinj të zinj, 2 vezë, 1/2 filxhanë çaji djathë parmixhano, 1/4 filxhan çaji ajkë (qumështi), 3 lugë gjelle borzilok (të freskët, të copëtuar) dhe piper i zi.
Përgatitja:
Nxeni paraprakisht furrën në 230 gradë C. Shtrini brumin me dorë në një rreth të trashë 31-36 cm dhe e vendosni në tepsi pjekjeje që e keni pluhurosur lehtë me miell misri.
Lyeni mirë me vaj ulliri pjesën e sipërme të brumit të picës dhe pastaj hidhni sipër domate, pancetta (ose proshutë) dhe ullinj.
Në një tas të vogël rrihni së bashku vezët, djathin dhe ajkën dhe pastaj i hedhni mbi brumin e picës duke i shpërndarë në mënyrë të barabartë me pjesën e pasme të lugës.
Rregulloni borzilokun mbi përzierjen e vezës dhe i pjekni derisa të bëhet krokante dhe të marrë ngjyrë kafe të lehtë, rreth 15 deri në 20 minuta.
E spërkasni sipër me piper të zi të trashë, e prisni në copa dhe e shërbeni menjëherë./Gazeta Sinjali/