image Legjendat urbane, sa qëndrojnë dhe sa nga to nuk janë të vërteta?

Shëndeti

Legjendat urbane, sa qëndrojnë dhe sa nga to nuk janë të vërteta?

news image

Legjendat urbane na kanë shoqëruar gjithë jetën, sidomos kur bëhet fjalë për shëndetin. Më poshtë do të gjeni ato që janë dhe nuk janë të vërteta, transmeton Gazeta Sinjali.

8 gota ujë në ditë?

Nuk është e nevojshme të numëroni gotat. Studimet kanë treguar që njerëzit që pinë një gotë ujë kur janë të etur, marrin mjaftueshëm për të qenë të shëndetshëm dhe të hidratuar.

Lëngjet, supat dhe perimet ju ofrojnë doza të rëndësishme të oksigjenit. Mirë është të pini ujë, por pa e tepruar, pasi mund edhe të shkaktoni atë që quhet overdoza e ujit. Ajo ndodh kur pini shumë ujë menjëherë ose kur pini më shumë se sa kërkon organizmi.

A të bën veza dëm në zemër?

Ngrënia e dy vezëve në ditë nuk rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, thonë studimet e Harvard. Vezët përmbajnë omega-3, aminoacide të nevojshme për shëndetin e zemrës.

Nëse ke të ftohë do të ftohesh ?

Nëse kaloni shumë kohë në ajër të ftohtë, nuk do të thotë që domosdoshmërisht do të sëmureni. Përkundrazi, studimet kanë konfirmuar se njerëzit që kalojnë disa orë në temperatura nën zero janë më të shëndetshëm. Bakteret lulëzojnë në ambiente të ngrohta të brendshme.

Multivitamina çdo ditë?

Multivitaminat mund të merren vetëm nëse i rekomandon mjeku. Ato nuk mund të zëvendësojnë ushqyesit që nuk i merrni nga ushqimet. Hani më shumë fruta, perime, drithëra, arrorë dhe vaj ulliri që të merrni vitaminat që ju nevojiten.

Hani mëngjes për të rënë në peshë?

Ngrënia e mëngjesit mban larg urinë, por rënia në peshë është pak e tepruar. Megjithatë, varet çfarë ushqimesh hani për mëngjes, ndjekur nga dreka dhe nga darka.

Sheqeri i bën fëmijët hiperaktiv?

Sheqeri është i dëmshëm për fëmijët, por kjo nuk do të thotë se ata bëhen hiperaktivë ose humbasin përqendrimin. Prindërit thjesht presin që kjo të ndodhë dhe fajësojnë sheqerin për sjelljen e fëmijëve./Gazeta Sinjali/