Drejtori i Institutit për të Drejtat e Njeriut dhe Paqes në Universitetin Columbia të New Yorkut, David Philips, tha se shumë marrëveshje për të cilat janë dakorduar palët në dialogun Kosovë-Serbi, nuk janë zbatuar, shkruan Gazeta Sinjali.
Në debatin e organizuar nga LDK-ja me temën “Fuqizimi i sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës”, Philips tha se Qeveria e re duhet të marrë për bazë bazë këtë proces të rëndësishëm.
“Ka pasur shumë diskutime në Bruksel, mbi 30 marrëveshje janë arritur, këto marrëveshje nuk janë zbatuar plotësisht. Serbia ka hyrë në këtë dialog për mos bërë zgjidhje. Kjo lojë e gjatë po mbaron, janë shumë çështje emocionale në Kosovë që duhet të adresohen dhe që kjo Qeveri duhet t’i marrë për bazë”, tha ai.
Ndërsa Teuta Sahatqija nga LDK-ja tha se ky debat ka për qëllim që të diskutohet mbi çështje të rëndësishme që lidhen me dialogun me Serbinë.