image Pezullohen të gjitha linjat e udhëtimit në Aeroportin e Prishtinës

Kosovë

Masa/ Pezullohen të gjitha linjat e udhëtimit në Aeroportin e Prishtinës

news image

Me të shënuar ora 00:00 e datës 16 mars ka hyrë në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës i cili u mor të premten në mbrëmje për pezullimin e fluturimeve nga Aeroporti i Prishtinës.

Përjashtim bëjnë linjat e udhëtimit në ardhje me ekuipazh, por pa udhëtarë që shërbejnë vetëm për largim të udhëtarëve nga Kosova.

Kjo u bë si masë shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me virusin CODIV-19.

“Nga data 16 mars 2020 ora 24:00, bëhet pezullimi i përkohshëm i të gjitha linjave të udhëtimit ajror në Aeroportin e Prishtinës, përveç fluturimeve ushtarake, dhe emergjencave medicinale (MEDIVAC). Përjashtim bëjnë linjat e udhëtimit në ardhje me ekuipazh, por pa udhëtarë që shërbejnë vetëm për largim të udhëtarëve nga Kosova”, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Kjo ishte një nga masat që janë ndërmarrë gjatë këtyre ditëve për të parandaluar përha pjen e koronavirusit.

Kujtojmë se është marrë vendim edhe për mbylljen e kufijve tokësorë për udhëtarët që hyjnë në Kosovë, por kjo nuk vlen për qytetarët kosovarë, dhe se të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët hyjnë përmes këtyre kufijve do t’iu nënshtrohen kontrolleve të shtuara mjekësore me urdhrin që ata të vet izolohen për 14 ditë./Gazeta Sinjali/